Shkencëtarët kanë dhënë alarmin e frikshëm.
Ata kanë paralajmëruar se luhatjet në shpejtësinë e rrotullimit të Tokës mund të shkaktojnë shumë tërmete shkatërruesë anembanë globit, veçanërisht në rajonet tropikale të populluara shumë.
Roger Bilham, nga Universiteti i Kolorados në Boulder dhe Rebecca Bendick, nga Universiteti i Montanës në Missoula, kanë paraqitur gjetjet e tyre të publikuara në fillim të këtij viti, transmeton portali arbresh.info
Ata kanë ardhur në përfundim se variacionet e vogla në rotacion, që do të ndryshojnë gjatësinë e një dite për rreth një milisekonodë, mund të krijojnë ndërrime masive energjike nën sipërfaqen e planetit.
Teoria thotë se ngadalësimi krijon një ndryshim në formën e hekurit të ngurtë të Tokës dhe “thelbin e brendshëm” të nikelit, i cili nga ana tjetër ndikon në bërthamën e lëgshme të jashtme, mbi të cilën mbështeten pllakat tektonike që formojnë koren e Tokës.
“Korrelacioni mes rrotullimit të Tokës dhe aktivitetit të tërmeteve është i fortë dhe sugjeron se do të ketë një rritje të numrit të tërmeteve të fuqishme vitin e ardhshëm”, tha Bilham për The Guardian.
Shkencëtarët kanë gjetur se të gjitha tërmetet pritet të kenë fuqinë e shkallës së 7 të Rihter, ndërsa kanë theksuar se të rrezikuar janë rreth 1 miliardë njerëz./arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...