Një ajsberg gjigant, i madh si Delaware apo ishulli i Trinidad Tabagos është duke u shkëputur nga Antarktida. Alarmi vjen nga shkencëtarët e Universitetit të Suonsit në Uells.
Shkëputja e akullit ishte evidentuar në vitet e shkuara, por në dhjetor pësoi një përshpejtim të pabesueshëm dhe tani ka një gjatësi prej 80 kilometrash. Ajsbergu, “do të ndryshojë radikalisht peizazhin e gadishullit antarktik”.
Ekspertët pohojnë që fenomeni “mund të shënojë një thyerje të madhe të platformës së akullit Larsen C, një nga tre masat që përbëjnë platformën e akullit të ndodhur në zonën e veriut perëndimor në detin e Weddell”, i cili shtrihet mbi brigjet perëndimore të gadishullit Antarktik, nga fillimi i Longing deri në zonën në jug të ishullit të Hearst-it në Antarktidë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...