Nëna e Arthur Heeler-Frood, 15 vjeçarit, i cili është zhdukur më shumë se dy muaj ka akuzuar Facebook-un për mos lejimin e policisë për t’u qasur në mesazhet private të të zhdukurit.
Policia ka thënë se i janë dërguar kërkesa të shumta zyrtarëve të gjigantit teknologjik por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje, transmeton arbresh.info.
Në anën tjetër Facebook ka thënë se u është lejuar qasja dhe se policia ka marrë atë çfarë u duhej.
Prindërit e djaloshit kanë bërë thirrje edhe në media për ndihmë në kërkimin e tij.
Arthur ishte zhdukur para nëntë javësh dhe pas kishte lënë gjithçka, madje edhe uniformën e shkollës të cilën e kishte pasur të veshur ditën e zhdukjes.
Pas kishte lënë edhe një letër në të cilën shkruante se i ishte mërzitur jeta dhe se do të kthehet pas një viti.
Babai i tij ka thënë për media se dyshojnë se ai ka kontaktuar me dikë që ka mundur ta ndihmoj në ikje.
Kërkimet janë përhapur në tërë vendit ndërsa djaloshi vazhdon të jetë i zhdukur./arbresh.info
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...
Trump emëroi 27-vjeçaren Karoline Leavitt si zëdhënëse të Sh...