Akullit në majën e malit më të lartë në botë, Mali Everest, iu deshën 2 mijë vjet për t’u ndërtuar, por ai është shkrirë për 25 vjet, thotë një studim i fundit.
Glacier South Col është shkrirë 80 herë më shpejt sesa u formua, zbuloi një studim i publikuar në Nature Portfolio Journal Climate and Atmospheric Science, transmeton portal arbresh.info
Ndërsa akullnaja është kryesisht e paarritshme, studimi arrin në përfundimin se efektet njerëzore të ndryshimeve klimatike po kanë efekt edhe në shkrirjen e akullit në skajet më të largëta të Tokës.
“Ndryshimet klimatike janë duke pasur një ndikim të madh, që nga viti 1990”, tha për CNN udhëheqësi i ekseditës së Institutit të Ndryshimeve Klimatike të Universitetit të Maine, Paul Mayeëski.
“Është një ndryshim i madh ajo që po përjeton ai vend, ndikim mund të ketë pasur edhe pushtimi i njerëzve në male, por shkrirja e akullit është duke ndodhur shumë shpejt”, tha ai.
Ekipi i shkencëtarëve të Mayeëskit vizitoi akullnajën e Colit Jugor në 2019 për të mbledhur mostra nga një bërthamë akulli 10 metra dhe për të instaluar stacione moti për të mbledhur të dhëna në dy pikat më të larta në Tokë. Njëra ishte në “zonën e vdekjes” rreth 8,000 metra, së cilës i mungon oksigjeni i mjaftueshëm për të mbajtur jetën përtej periudhave të shkurtra kohore, sipas raportit.
Shkencëtarët theksojnë se kjo që po ndodh në Malin Everest duhet të jetë një thirrje për ndërgjegjësim./arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin