Google ADS

Akullnajat e Himalajeve po shkrihen me shpejtësi të madhe, rrezikohen miliona njerëz

08:35 | 25 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Një studim i fundit ka zbuluar se akullnajat në Himalaje kanë humbur rreth 40 përqind të sipërfaqes së tyre në krahasim me Epokën e Vogël të Akullkit.

Studimi i kryer nga studiues në Departamentin e Gjeografisë në Universitetin e Leeds në Britani të Madhe, ka treguar se akullnajat në Himalaje po shkrihen me një ritëm të lartë për shkak të ngrohjes globale, transmeton portal arbresh.info

Ekspertët paralajmërojnë shkrirja e shpejtë e akullit kërcënon furnizimin me ujë të miliona njerëzve në Azi.

Akullnajat në Himalaje kanë humbur shtresën e akullit 10 herë më shpejt gjatë kësaj dekade.

“Gjetjet tona tregojnë qartë se akulli tani po humbet nga akullnajat e Himalajeve me një ritëm të paktën 10 herë më të lartë se norma mesatare në shekujt e kaluar,” tha bashkëautori Jonathan Carrivick i Universitetit të Leeds, shkruan Scientific Reports.

Ai shpjegoi se ky përshpejtim i shkallës së humbjeve ka ndodhur vetëm në dekadat e fundit dhe përkon me ndryshimet klimatike.

Studiuesit kanë shtuar se numri dhe madhësia e liqeneve po rritet për shkak të përshpejtimit të mëtejshëm të humbjes së masës së akullnajave.

Himalajet lindore janë më të ndjeshme ndaj ngrohjes dhe tkurrjes së akullnajave, tha studimi, duke përmendur akullnajat në Nepalin lindor dhe Butan./arbresh.info/

Të ngjashme