Secili nga ne e ka përdorur gomën për ndonjë gabim shpejtësie në shkollë dhe pse këshilla e parë e prindërve është që të kemi kujdes, të mendohemi mirë përpara.
Megjithatë duket se ka ardhur koha që fëmijët të pranojnë gabimet e tyre e të mos përpiqen t’i fshijnë. Sipas Gay Claxton ekspert edukimi në “King Collage” e ka quajtur këtë mjet shkollor “instrumenti i djallit”. Pak e habitshme por ka një shpjegim me patjetër. Ai ka thënë:-” Fëmijët duhen inkurajuar të mësojnë nga gabimet që bëjnë jo të turpërohen apo t’i mbulojnë ato. Ai është i mendimit se janë këto gabime, ato që i përgatitin fëmijët “për realitetet e shekullit të 21-të.” Shkolla duhet të përgatisë fëmijët për atë që i pret në të ardhmen.Nxënësit nuk duhet të pretendojnë që dicka e kanë bërë mirë që herën e parë kur kjo është thjesht një gënjeshtër pasi ajo është fshire dhe ribërë.”
Pas këtij shpjegimi cdo gjë ka kuptim apo jo?! Kultura me të cilën duhet edukuar një fëmijë nuk është ajo e frikës nga gabimet. Sipas ekspertit fëmijëve duhet t’u thuhet se mësuesit bëjnë gabime, prindërit po ashtu, dhe jo të gënjehen. Shkolla duhet të jetë një vend që i përgatit nxënësit për botën reale, ku njerëzit gabojnë e mësojnë prej tyre.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...