Një grua nga Kardifi i Anglisë, pretendon se nga kanaçja e Coca Colës i ka dalë një copë e pështirë që ishte përzierje e qimeve dhe plastikës.
Samantha Roach ka qenë duke pirë nga kanaçja, kur ka ndjerë diçka në gojë dhe e ka pështyrë lëngun.
Nëna e tre fëmijëve, e ka dërguar këtë copë misterioze, tek ekspertët që kontrollojnë ushqimin, ku është zbuluar se në të janë kombinuar shtatë elemente të ndryshme, transmeton Rel.
Kjo copë prej dy centimetrash, del të jetë një insekt me shpinë të fortë, i mbështjellë me qime njeriu, fibra plastike, ashkla druri, fije të kaltra leshi, fije të ndryshme sintetike dhe copëza ‘kemikale’.
Zyrtarë të Coca Colës, pasi janë njoftuar me rastin, i kanë kërkuar Roach të ju dorëzoi këtë copë, por ajo nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?