Ktheheni mbasdite nga puna dhe gjeni burrin tuaj me humor të mirë. Jo sepse u gëzua që ju pa, por sepse përpara tij e kishte qenë në shtëpi një tjetër grua. Mamaja e tij. Dhe tashmë? Si do ta përballoni vjehrrën e cila është gati të japë opinionin e saj për të gjitha dhe që ndërhyn në jetën dhe marrëdhëniet tuaja familjare? Dhe nga ana tjetër: Në ç’mënyrë një vjehërr ndërhyn në jetën e çiftit? Dhe sa e keqkuptuar është ajo si person?
Të gjitha këtyre pyetjeve u jep përgjigje një kërkim i bërë nga psikologët e Universitetit Virginia. Sipas tyre, cilësia e marrëdhënieve burrë-grua tek një çift preket nga cilësia e marrëdhënieve që ekzistojnë midis burrit dhe nënës së tij. Gjithashtu, burrat që janë të ndjeshëm ndaj nënës së tyre, paralelisht demonstrojnë kujdes dhe dhembshuri për gruan e tyre.
Por kjo nuk është e gjithë e vërteta…transmeton Telegrafi.
Udhëzues mbijetese për nuset e dëshpëruara
Hidhjani dorezën vjehrrës
Jo dorezën e boksit, por dorezën e kuzhinës. Me fjalë të tjera, gatuani për të një drekë të mrekullueshme dhe vendosni bashkë me aftësitë tuaja të gatimit (dhe salcë të tipit “të adhuroj mama”) që ta bëni për vete. Kështu do t’a siguroni që djali i saj nuk ha ushqime të gatshme, por gjellë që i ke gatuar me mjeshtëri dhe me duart tuaj. Madje është e këshillueshme që të kërkoni prej burrit t’ju ndihmojë në përgatitjen e drekës. Kështu në qoftë se vjehrra bën ndonjë komentim negativ për gatimet tuaja, atëherë hidhjani “dorezën” dhe i thoni: “Ah, tek ky gatim më ndihmoi edhe djali yt”. (Sukses, për të gjitha)
Si të bëheni vjehrra e përsosur
Kurrë mos jepni dy herë të njëjtën këshillë.
– Mos u përzieni në vendimet që merr çifti, dhe mos i këshilloni si duhet t’i rritin fëmijët e tyre.
– Mos shkoni orë e minutë në shtëpinë e çiftit. Dhe veçanërisht, lajmëroni për vizitën tuaj në qoftë se nuk doni të gjendeni përpara të papriturave jo të këndshme.
– Ofroni mbështetjen tuaj, por kurrë mos ju bëni presion të pranojnë ndihmën që ju jepni.
Nusja e përsosur
Gjithmonë në prani të vjehrrës suaj duhet të silleni në mënyrë të përsosur me burrin.
Kështu e bëni të ndihet mirë nga që shikon se djali i saj është i lumtur dhe se merr nga ju vetëm dashuri dhe kujdes, aq dashuri sa i kishin dhënë edhe prindërit e tij për kaq vite.
Përpara saj duhet të tregoni gjithmonë se keni unitet. Kurrë mos u zini përpara vjehrrës dhe kurrë mos i jepni të kuptojë se nuk funksiononi si një ekip.
Në se keni ndonjë temë që duhet ta diskutoni me të dhe që ka mundësi të shkaktojë tensione, bisedojeni në fillim me burrin dhe vendosni se çfarë qëndrimi do të mbani.
Të komunikoni shpesh me të
– Tregoni interes dhe respekt gjithashtu. Kujdesuni, që dhe burri juaj të komunikojë me të. Në këtë mënyrë do të flasë me djalin e saj dhe nuk do të ketë ndjesinë se ia keni monopolizuar të birin.
– Që të shmangni vizitat e papritura, bëjani të qartë se duhet t’ju paralajmërojë nëse ka bërë ndërmend të vijë, duke i dhënë shpjegimet e duhura. Psh. i thoni se mund të mos keni arritur të ktheheni nga puna në atë orë.
– Njihuni me vjehrrën tuaj, edhe pse ju duket paradoksale. Po të kërkoni mund të gjeni gjëra të përbashkëta me të.
E dini se…
Amerikanët kanë shpallur në fund të tetorit festën kombëtare të vjehrrës? /Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...