Sipas Reuters, aeroporti i Pekinit mendohet të jetë më i madhi në botë. Ai do të nisë punë në distriktin jugor të Daksingut më 2019-ën dhe do të shërbejë si një mënyrë për t’u përballur me nevojat në rritje të transportit ajror në Kinë dhe do të theksojë praninë e aviacionit civil të vendit.
Sipas Komisionit të Zhvillimit Kombëtar dhe të Reformave të Kinës, do të bëhet bazë e re për linjat ajrore të Kinës Jugore dhe Lindore. Kjo do i vendosë anëtarët e aleancës së Skuadrës së Qiellit nën një çati, duke lejuar lidhje më të thjeshtë fluturimi për pasagjerët.
Arkitektja e Ndërtesës së Terminalit të Aeroportit të Ri të Pekinit është e famshmja Zaha Hadid. Terminali do të mbushet me kopshte civile dhe do të përfshijë zona të ndara pasagjerësh për fluturime ndërkombëtare, por edhe brenda vendit duke krijuar një ndërtesë më kompakte që redukton kohët e udhëtimit.
“Simetria e përgjithshme e dizajnit, bashkë me format e rrjedhshme dhe të ndërlidhura, krijojnë një kompozim fluid që evokon një dëshmi harmoni dhe ekuilibri në peizazhet kineze, ndërsa ngjyrat dhe materialet anë shprehi e gjuhës vizuale brenda kulturës tradicionale kineze”, thuhet në website-in e Arkitekturës së Zaha Hadid.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...