Një studim i ri i publikuar në Journal of Personality and Social Psychology të tregon se mund të dallosh një person nëse është i pasur apo i varfër thjesht duke e parë.
“Lidhja mes mirëqenies dhe nivelit social është treguar në studimet e mëparshme”, thotë Thora Bojrnsdottir, një studente e universitetit të Torontos dhe bashkëautore e studimit. Në përgjithësi, njerëzit me para jetojnë më të lumtur, më pak ankth, krahasuar me ata që luftojnë për të arritur qëllimet. “Këto dallime të mirëqenies reflektohen në fytyrat e njerëzve”, thotë ajo.
Ajo bashkë me profesorin e psikologjisë, Nicholas O. Rule, kishin lëndë universitare të etnive të ndryshme në foto bardhë e zi. Studimi i tyre u bë duke ua treguar studentëve këto foto dhe saktësia e treguar për të pasurit dhe të varfrit ishte 68%. Për Rule kjo ishte pjesa më e habitshme e studimit. “Nuk prisja që efektet të ishin kaq të forta dhe të vëreheshin diferencat”, thotë ai.
Kur i pyet njerëzit se ku bazohen për të bërë këtë përcaktim, e çuditshme është se nuk e dinë se ku bazohen, por personi u jep përshtypjen që është i pasur, apo është i varfër. Duke u fokusuar më shumë në studim, autorët thonë se sytë dhe goja ishin tiparet kryesore që tregonin gjendjen sociale.
“Me kalimin e kohës fytyra juaj ka reflektime të perjetshme për të zbuluar eksperiencat tuaja. Edhe kur mendoni se nuk shprehni diçka, reliket e këtyre eksperiencave janë akoma aty”, thotë Rule për Universitetin e Torontos.
© SYRI.net
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...