A po përgatitet Kalifornia për një tërmet të fuqishëm?

11:55 | 22 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Tërmeti me magnitudë prej 7.1  ishte një kujtesë për ekspertët të cilët paralajmërojnë se në një të ardhme të afërt Kalifornia mund të pësojë të njejtën tragjedi.

Tërmetet e vogëla janë të zakonshme, kur para ca netësh një dridhje me magnitudë prej 3.6 shkallës tronditi Los Angelosin, transmeton portali arbresh.info

Ekspertët sugjerojnë se tërmeti i madh është rrugës, por pyetja është se kur pritet të ndodh kjo fatkeqësi? Pyetja e dytë është se a është Kalifornia gati?

Sipas një studimi të kryer nga sondazhi gjeologjik në SHBA thuhet se shanset për tërmete me magnitudë prej 8 deri në 9 shkallë do të dyfishohen gjatë 30 viteve të ardhshme.

Ekspertët thonë se një tërmet i madh në Kaliforninë jugore do të vriste 1,800 njerës, do të shkatërronte 1,500 ndërtesa dhe do dëmtonte më shumë 300 mijë shtëpi. Një tërmet i fuqishëm gjithashtu do të dëmtonte furnizimin me ujë në qytet dhe koha e riparimit do të merrte deri në gjashtë muaj.

“Një  përçarje e tillë në sistemin tonë të ujit do të merrte kohë deri në 6 muaj për t’u riparuar. Nëse jeta do të bëhet e mjerueshe, atëherë njerëzit do të largohen nga vendi. Ne duhet të mendojmë dhe të shpenzojmë shumë për gjërat që nuk shihen brenda një qyteti”, thonë Lucy Jones.

Ndërkohë, në Kaliforni janë shpenzuar rret 14 miliardë dollarë për të përmisuar infrastruktrën e transportit në rast të ndonjë fatkeqësie.

Masa për kujdesin ndaj fatkeqësive natyrore ka filluar të marrë edhe Los Angeles, ku në kohën e fundit janë miratuar fonde federale për instalimin e një sistemi paralajmërues të hershëm të tërmetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme