Deri në fund të vitit 2016 pothuajse gjysma e popullatës botërore do të shfrytëzojë Internetin, sepse rrjetet celulare rriten, ndërsa çmimet shënojnë rënie, edhe pse pjesa më e madhe do të jenë të koncentruar në botën e zhvilluar, sipas raportit të Unionit ndërkombëtar telekomunikues të Kombeve të Bashkuara.
Internet shfrytëzojnë edhe deri në 80 për qind të banorëve në vendet e zhvilluara, ndërsa online është vetëm 40 për qind e popullatës të vendeve në zhvillim dhe 15 për qind në shtetet e zhvilluara dobët, shkruan raporti i Agjencisë së KB-së.
Në disa vende të varfra afrikane një në 10 persona përdor internetin.
Ata, të cilët e shfrytëzojnë rrjetin global zakonisht janë femra, personat më të moshuar, personat me arsimim më të dobët, të varfrit dhe ata të cilët jetojnë në rajonet rurale, thekson Agjencia e specializuar për teknologji informative dhe komunikuese.
Pa Internet janë të paktën 3,9 miliardë njerëz, që është më shumë se gjysma e banorëve në botë, ndërsa Agjencia pret se akses deri te rrjeti deri në fund të këtij viti do të kenë 3,5 miliardë njerëz.
“Në vitin 2016 njerëzit nuk shkojnë në Internet, ata janë në Internet. Përhapja e 3G dhe e 4G, rrjetet në mbarë botën ka sjellë në Internet, gjithnjë e më shumë njerëz”, thuhet në raport.
Gjermania e pamëshirshme ndaj Bosnjës, ia shënon shtatë gola
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...