Besojeni apo jo, nuk duhet të jeni në rrezet e diellit direkte dhe të plotë për të marrë një nxirje.
Për sa kohë që drita ultravjollcë nga rrethina juaj reflektohet tek ju, atëherë lëkura juaj po e thith atë. Kjo mund t’ju ndodhë në një mal apo edhe nën një çadër në një plazh.
Rëra reflekton fuqishëm rrezet e diellit. Nëse jeni afër saj dhe dielli është jashtë, ju do të merrni ngjyrë, përveç nëse i gjithë trupi juaj është i mbuluar. Ose mund të jeni pranë një pasqyre ose një sipërfaqe me shkëlqim që po hedh shumë rreze dielli në lëkurën tuaj pa e kuptuar ju.
Edhe nëse jeni në hije, do të keni një nxirje. Prandaj, sigurohuni që të mbani gjithmonë krem kundër diellit si mbrojtje në lëkurën e ekspozuar, edhe nëse planifikoni një ditë në hije.
Ndërkohë që për disa një nga shqetësimet kryesore është edhe nxirja e trupit këtë sezon veror, për ‘të pafatët’, që nuk kanë mundësi për pushime të gjata në bregdet, ju listojmë tre ushqimet që do t’ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt. Patatet e ëmbla, brokoli dhe kungulli nuk duhet t’i mungojnë dietës suaj!/tch
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...