A ju pengon zhurma kur dikush është duke ngrënë?

17:16 | 9 Mars 2017
Arbresh.info

Sipas studiuesve personat të cilët nuk mund ta durojnë zhurmën kur dikush ha apo kur merr frymë mund të vuajnë nga çrregullime truri.

Misophonia është gjendje kur personi reagon shumë negativisht ndaj tingujve të caktuar që shumica e njerëzve as nuk i vërejnë, transmeton arbresh.info.

Shkencëtarët e Universitetit të Newcastle gjetën ndryshime në pjesën ballore të trurit tek personat që vuajnë nga misophonia.

Tingujt e caktuar nxisin ndryshime në aktivitetin e trurit e personit që vuan dhe i shkaktojnë lodhje të madhe të trurit.

Madje disa nga personat që vuajnë nga ky çrregullim kanë probleme edhe me zemër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme