Këto flutura janë quajtur edhe si “lodra të cilat duhet pasur në çdo zyre” nga Forbes.
Disa mësues dhe prindër i duan këto flutura, ndërsa tjerët i urrejnë, transmeton Telegrafi.
Duke i mbajtur duart zënë, ato supozohen ta lehtësojnë stresin dhe t’i ndihmojnë njerëzit të cilët vuajnë nga ADHD (çrregullim i mungesës së përqendrimit apo fokusit).
Matthew Lorber, psikiatër i fëmijëve në spitalin “Lenox Hill”, thotë se shumë prindër të fëmijëve me ADHD janë duke kërkuar mendimin e tij rreth kësaj lodre të njohur dhe si funkisionon ajo.
Sipas tij, nëse jeni duke u përpjekur të përqendroheni në një detyrë të caktuar, por duart tuaja janë të zëna duke bërë diçka tjetër, atëherë kjo faktikisht e detyron trurin t’i rritë përpjekjet për t’u përqendruar në detyrën e caktuar.
Gjithashtu ai thotë se nuk është që sjell ndonjë të keqe provimi i kësaj lodre. I vetmi efekt anësor i fluturave anti-stresuese është shpërqendrimi i njerëzve përreth jush.
Pra, sipas tij, ia vlen ta provoni këtë lodër.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...