Martesa e hapur është ajo ku bashkëshortët bien dakord ta lejojnë njëri-tjetrin të kenë marrëdhënie jashtëmartesore, me pak fjalë që të tradhtohen.
Martesa, bashkëjetesa apo lidhja e dashurisë janë “eksperimente” të cilat shumë shpesh i lidhim me besnikërinë mes partnerëve. Po a ekzistojnë alternativa të tjera për sa i përket fushës së ndjenjave? Një ndër to, në fakt, është dhe “martesa e hapur”.
Vite më parë, libri “Open Marriage” i Nena dhe George O’Neill, u shndërrua në një best seller. Autorët rekomandonin marrëdhëniet jashtëmartesore, duke i argumentuar si të kënaqshme për disa çifte, duke përmirësuar kështu martesën e tyre.
Por pasi ndoqën për vite disa përvoja, tani autorët pranojnë se nuk ishte aspak kështu. Ndodhi e kundërta. Ata deklaruan se çiftet që praktikonin këtë lloj “tradhtie” ishin shumë të palumtur dhe maksimumi i kohës që mund të vazhdonin sërish bashkë, ishte vetëm dy vjet.
Më pas autorët thanë se: “Martesa e hapur ishte një dështim”, pasi ata botuan një tjetër libër me titullin: “Një ftesë e re ndaj besnikërisë seksuale”, në mënyrë që marrëdhënia dhe martesa të arrijnë maksimumin e lumturisë.
Three young adults talking and laughing
Këto përvoja tregojnë se idetë alternative ndaj martesës bien në kundërshtim me mënyrën se si ne sillemi në dashuri. E duam besnikërinë nga partneri dhe nuk jemi dakord me tradhtinë.
Marrëdhëniet intime që ofron martesa nuk mund t’i ndajmë me të tjerë pa e dëmtuar dhe shkatërruar atë. Ata që rekomandojnë stile të tilla martese “alternative” janë duke e kuptuar faktin se, shtrati martesor është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet çnderuar kaq lehtësisht.
Po këta njerëz, që kanë studiuar stile të ndryshme jete, kanë kuptuar edhe një tjetër gjë: pa përkushtimin që martesa kërkon, natyra njerëzore nuk arrin dot t’i zgjidhë deri në fund problemet që ajo sjell.
Për femrat, ky stil jete nuk ofron asnjë siguri. Shumë prej tyre po e kuptojnë që jeta është shumë më e vështirë pa sigurinë që ofron prania e bashkëshortit apo partnerit.
Edhe në aspektin e ndjenjave është shumë e trishtë të kesh një marrëdhënie me një mashkull që një ditë mund të thotë: “të dua vetëm për pak dhe kur të mërzitem me ty, do të të ndërroj me një model më të ri”.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...