Disa njerëz betohen se qeni i tyre komunikon me ta, dhe një studim i ri mund t’i mbështesë në këtë gjë të çuditshme.
Siç duket qentë përdorin më shumë shprehje të fytyrës kur njerëzit janë duke i shikuar – e kjo mund të jetë përpjekje nga ta për të komunikuar me njerëzit, kanë thënë shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Telegrafi.
“Zbulimet tona e mbështesin idenë se qentë janë të ndjeshëm me njerëzit. Vëmendja dhe shprehjet e fytyrës duket se janë përpjekje e tyre për të komunikuar, e jo vetëm shprehje e thjeshtë e emocioneve”, ka thënë udhëheqësja e këtij studimi, Juliane Kaminski.
Por, cila është shprehja më e zakonshme e fytyrës që e përdorin qentë për të komunikuar me njerëzit?
Ajo është ngritja e vetullave, e cila i bën sytë e tyre të duken më të mëdhenj.
Kaminski thotë se, në bazë të eksperimenteve të tyre, qentë nuk kanë përdorur shprehje të fytyrës kur kanë parë ushqim, por vetëm kur kanë dëshiruar të komunikojnë me njerëz.
Vlen të ceket se studimi është publikuar në muajin tetor të këtij viti, në revistën ‘Scientific Reports’.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së