A është njeriu shkaktari i uraganit “Irma”?!

02:02 | 19 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Duke u nisur nga uragani “Irma” i cili shkatërroi Karaibet dhe u përhap në Florida, në media është ripublikuar interivsta e një fizikanti të njohur, i cili ka shpjeguar se se është e munduar që shkencëtarët të shkaktojnë katastrofa të mëdha meteorologjike.

Michio Kaku  shpjegoi se eksperimente të tilla zhvillohen me sukses nëpër laboratorë dhe se mund të krijohen stuhi me ndihmën e laserëve dhe joneve.

Michio Kaku shpjegon se ndërsa këto eksperimente të modifikimit të motit punojnë në laborator, mbetet e paqortueshme nëse shkencëtarët kanë zotëruar ndonjëherë modifikimin e vërtetë të motit në të kaluarën. Megjithatë, thuhet se qeveritë kanë qenë në gjendje të përdorin modifikimin e motit edhe në vitet 1960.

Kaku kishte shpjeguar se autoritetet në Kinë kishin eksperimentuar me motin, për të pasur mot të mirë gjatë kohëzgjatjes së Lojërave Olimpike, ndërsa si shembull të dytë përmendi edhe luftën e sovjetikëve kundër katastrofës, pas shpërthimit në centralin bërthamor në Çernobil.

Intervista e fizikanit u transmetua vitin e kaluar dhe shumë njerëz po e citojnë si dëshmi, se uraganet e fundit janë shkaktuar nga dikush me qëllim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme