Ka një milion arsye për ta vizituar Rio de Zhaneiron, përfshirë këtu faktin se plazhet janë magjike, ushqimi është fantastik dhe jeta e natës është klas.
Të gjithë e dimë këtë. Por tani që jemi njohur me Pedra da Gavea, një mal 850 metra mbi Atlantikun e Jugut, e kemi zhvendosur vëmendjen në një tjetër lloj aventure braziliane.
Mali ndodhet në Parkun mahnitës Kombëtar Tijuca, një pyll tropikal në Rio.Nga larg faqja e tij ngjason me një fytyrë njeriu dhe shumica e shkencëtarëve e gjeologëve mendojnë se kjo ka ardhur thjesht si rezultat i erozionit.
Për të shijuar peisazhet panoramike të parkut kombëtar, oqeanit dhe qytetit, duhet të jeni vetë të guximshëm ose të ngjiteni në mal me ndihmën e një kompanie të turit lokal.
Ngjitja për në mal ju merr rreth 3 orë dhe rekomandohet të merrni krem kundra diellit, ushqim dhe ujë.
Është padyshim një udhëtim i gjatë, por çfarë do të ishte më bukur se sa të ngjitesh në Pedra da Gavea?
Plus, do të përjetoni një aventurë fantastike kur të realizoni fotot më të friks hme në botë.
Seriozisht, do i frikësoni ndjekësit tuaj në Instagram!
Sipas njerëzve që e kanë bërë një gjë të tillë, është po aq e frikshme sa duket.
“Nuk është një iluzion. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”- shprehet Julianna Oliveira për Huffington Post.
Ajo gjithashtu shton se çelësi për të bërë një foto të bukur është të gjesh këndin e duhur.
Buja thotë se nuk kanë pasur organe të hetuesisë ose gjykata...
Konjufca uron Trumpin: ShBA-ja është kryealeati ynë, mezi pr...
Butragueno zbulon nëse Real Madridi do të bëjë transferime n...
Përurohet nisja e punimeve që e lidh Pallatin e Rinisë me la...
Personi i plagosur sot në lagjen Kodra e Trimave është në gj...
Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga jan...