Gjithnjë e më shumë femra po kanë tendencë që të bëhen të suksesshme në punën me të cilën merren. Mirëpo, kjo aspak nuk është e lehtë.
Suksesi nuk ndodh as shpejt as lehtë, por është produkt i punës shumëvjeçare dhe të mundimshme.
Revista “Elle” ka bashkuar këshillat e femrave të cilat kanë kaluar rrugë me gjemba deri te suksesi, transmeton Telegrafi.
E shitni veten, por jo edhe shpirtin tuaj
Është e nevojshme një kohë e caktuar që të filloni t’u tregoni atyre aftësitë tuaja dhe që të tjerët në kolektivin punues të dëgjojnë emrin tuaj. Këshilla më e mirë e cila mund të dëgjohet? Mos t’ju vijë turp!
Kurrë mos u frikësoni të thërrisni, të dërgoni email, të kërkoni këshillë, të tregoni diçka që nuk e kuptoni, të shtroni pyetje etj., mirëpo është shumë me rëndësi të dëgjoni përgjigjet. Shumica e njerëzve nuk di të dëgjojë, ndërkaq kjo është cilësi e padëshiruar, posaçërisht në botën afariste.
Si të veproni ndaj bashkëpunëtorëve dashakëqij?
Në çdo punë ekzistojnë kolegë të cilët vështirë përballen me konkurrencën dhe me suksesin e tjetrit ose depërtojnë në llogari punës dhe angazhimit të të tjerëve. Me ta nuk është e lehtë përballja, sepse askush nuk mund të jetë imunë ndaj gjërave të tilla. Kurrë mos kërkoni falje për shkak se jeni të suksesshme. Dhe besojuni instinkteve tuaja.
Mos “prishni” ura
Përpiquni të silleni mirë me sa më shumë njerëz. Kurrë nuk mund të dini kush në cilën pozitë do të vijë, kush me kë është i mirë, me kë do të detyroheni të bashkëpunoni.
Mos ia mbyllni vetes dyert me sjellje të këqija, por kultivoni marrëdhënie të mira… /Telegrafi/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...