Termi menopauza mashkullore ose andropauza përmbledh ndryshimet në nivelin e hormoneve mashkullore të cilat shfaqen për shkak të moshës. Kjo nënkupton zvogëlimin e prodhimit të testosteronit te meshkujt mbi 50 vjeç.
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
Menopauza mashkullore dallon nga menopauza te femrat, sepse nuk shfaqet tek të gjithë meshkujt dhe e dyta nuk nënkupton shuarjen e plotë të organeve reproduktive, ndonëse mund të ketë komplikime si pasojë e uljes së prodhimit të hormoneve.
Zvogëlimi i prodhimit të testosteronit është diçka normale që ndodh për shkak të moshës. Mendohet se vlerat e testosteronit bien për 1% në vjet pas moshës 30 vjeçare.
Për shumicën e burrave simptomat janë të përballueshme edhe pa kurrfarë mjekimi. Nëse simptomat ju shqetësojnë, atëherë patjetër konsultohuni me mjekun. Problemi më i madh është që meshkujt e kanë shumë më të vështirë që të flasin me mjekun për ankesat e tyre seksuale.
Menopauza mashkullore shkakton probleme fizike, seksuale dhe psikologjike. Këto ankesa theksohen me kalimin e viteve dhe janë:
▪ Ulja e energjisë
▪ Depresioni dhe mërzia
▪ Mungesa e motivimit
▪ Ulja e vetëbesimit
▪ Vështirësitë në përqendrim
▪ Pagjumësia ose problemet me gjumin
▪ Rritja e peshës trupore
▪ Ulja e masës muskulore dhe ndjenja e lodhjes fizike
▪ Gjinekomastia ose rritja e gjinjve
▪ Zvogëlimi i densitetit të kockave
▪ Disfunksioni erektil dhe ulja e libidos
▪ Infertiliteti
Mënyra më e shpeshtë e trajtimit është:
• Dieta e shëndetshme
• Aktiviteti i rregullt fizik
• Pushimi dhe gjumi i mjaftueshëm
• Zvogëlimi i stresit
Terapia hormonale është shumë kundërthënëse. Për shembull steroidet dhe testosteroni sintetik mund të kenë efekte të dëmshme. /Telegrafi/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...