A e dini se Stambolli është i vetmi vend në botë që ka tokë në dy kontinente?

19:31 | 2 Shkurt 2020
Arbresh Info

Stambolli, i vetmi vend në botë që ka tokë në dy kontinente, ndodhet edhe në kontinentin e Evropës, edhe në kontinentin e Azisë. Stambolli ka qenë kryeqytet i qytetërimeve

Stambolli, i vetmi vend në botë që ka tokë në dy kontinente, ndodhet edhe në kontinentin e Evropës, edhe në kontinentin e Azisë. Stambolli ka qenë kryeqytet i qytetërimeve (civilizimeve) të shumta si ai romak, latin, bizantin dhe osman si dhe një prej qyteteve më të vjetra të botës.

Stambolli është qyteti më i populluar i Turqisë dhe një prej 5 qyteteve më të populluara në botë. Me një popullsi prej 15 milionë banorësh lë pas shumë vende si Belgjika, Greqia, Tunizia, Portugalia, etj. Por kjo nuk është e kufizuar me shekullin e fundit.

Stambolli edhe në vitet 1500 ishte një ndër qytetet më të populluara në botë. Krahas faktit se është një ndër qytetet turistike me zhvillimin më të shpejtë, Stambolli mbart edhe veçorinë e një prej qendrave tregtare me zhvillimin më të shpejtë.

Për qytetin e Stambollit ekzistojnë shumë legjenda urbanistike. Një prej tyre ka të bëjë me Bririn e Artë (Haliç)… Sipas gojëdhënave, fundi i Haliçit është plot me flori dhe në kohët, japonezët, vetëm e vetëm që të merrnin florinjtë, kërkuan të pastrojnë falas Bririn e Artë. Mbase për këtë arsye fjala “Guri e toka e Stambollit është prej floriri”, që filloi të qarkullojë gjatë migrimeve të mëdha në këtë qytet në vitet 1950, e ka prejardhjen pikërisht nga kjo gojëdhënë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme