Peshojmë rreth 287 milionë tonelata, nga të cilat 15 milionë tonë për shkak të personave mbipeshë dhe 3,5 për shkak të obezëve.
Këto janë shifrat e mbledhura nga shkencëtaret “London School of Hygiene and Tropical Medicine” në bazë të të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Pesha mesatare për një person (mashkull ose femër) është 62 kg, por ka ndryshime mes vendeve: amerikano-veriorët peshën mesatare e kanë 80,7 kg, ndërsa aziatikët 57,7 kg.
Konsumi i obezëve
Kërkuesit shpjeguan se qëllimi i këtij studimi është sensibilizimi për problemin e obezitetit: Nëse e gjithë popullsia e botës do të kishte peshën e amerikanëve, ku 70% e personave janë mbipeshë, do të kishim një rritje të peshës në shifrën 58 milionë tonelata.
Do të ishte sikur në Tokë të jetonin 935 milionë persona më shumë me peshë normale, duke rritur në këtë mënyrë nevojën për burime ushqimore dhe energjie.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele