Shkencëtarët që studiojnë lidhjen mes njerëzve dhe kafshëve, tregojnë se zotërimi i maces ka disa dobi për shëndetin e njeriut, transmeton arbresh.info
Shkencëtarët që studiojnë lidhjen mes njerëzve dhe kafshëve, tregojnë se zotërimi i maces ka disa dobi për shëndetin e njeriut. Të jetosh me një mace në shtëpi, rrit komunikimin social dhe duke siguruar më shumë buzëqeshje, të luajtur dhe aktivitet fizik, bën që të reduktohet depresioni. Kështu që edhe sistemi i imunitetit punon akoma më mirë.
Gjetja më e vjetër që dihet, e cila siguron prova për marrëdhëniet e njeriut me macet, është skeleti 9.500-vjeçar i një maceje në varrin e një njeriu në Qipro… Deri sa një bujk prej Anadollit çoi një mace të egër me varkë në këtë ishull, në Qipro nuk kishte mace. Kjo tregon se njerëzit dhe macet jetonin në Anadoll prej më shumë se 10.000 vitesh, që prej fillimit të bujqësisë.
Macja e Vanit, një prej racave më të bukura të maceve, është një mace e racës së pastër që jeton vetëm në Pellgun e Liqenit të Vanit në Turqi. Këto mace, për shkak të një deformimi gjenetik, kanë një sy me ngjyrë të kaltër dhe një sy me ngjyrë qelibari.
Gjithashtu këto mace kanë një bisht që i ngjan bishtit të dhelprës, të fryrë dhe të bardhë dhe kanë qime të mëndafshta. Atyre i pëlqen shumë uji dhe të notojnë. Më 22 prill 2006 është regjistruar zyrtarisht se Macja e Vanit është një vlerë që i përket Vanit./arbresh.info/
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos