A e dini se kur është ndërtuar xhamia e parë në Gjermani? A e dini se cili ishte roli i turqve në ndërtimin e Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore?
Xhamia e parë në Gjermani është ndërtuar në vitin 1915, transmeton portali arbresh.info
Ajo u ndërtua për të burgosurit që ishin arrestuar gjatë Luftës së Parë Botërore.
Sot në Gjermani ndodhen rreth 2,600 shtëpi lutjeje për myslimanët, përfshirë edhe 150 xhami joformale.
Në Berlin ndodhet xhamia më e vjetër, e ndërtuar në vitin 1925.
Komuniteti mysliman ishte shënjestër e nazistëve.
Pas Luftës së Dytë Botërore, një numër i madh myslimanësh kanë arritur në Gjermani, për shkak të një marrëveshje për fuqi punëtore, e cila u arrit përmes Gjermanisë Perëndimore dhe Turqisë.
Përderisa Gjermania Lindore po ndërtonte murin, Gjermania Perëndimore kishte filluar të rindërtonte vendin.
900 mijë turq kishin arritur në Gjermani nga viti 1963 deri në vitin 1973.
Shumë nga ta e vazhduan jetën në Gjermani së bashku me familjet e tyre.
Më shumë se gjysma e myslimanëve në Gjermani i kanë rrënjët nga Turqia.
Gjermania hapi dyert edhe për myslimanët nga vendet tjera, në kohën e krizës më të madhe të emigrantëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Sipas shifrave zyrtare, në Gjermani jetojnë rreth 5 milionë myslimanë.
Për më shumë ndiqeni videon e përgatitur nga DeutcheWelle./arbresh.info/
https://twitter.com/dwnews/status/1008432341101023233
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...