A e dini se cili qytet ka më shumë kafene në botë? Arriti shifrën prej 9.000

21:12 | 4 Gusht 2024
E.G

Dy vjet më parë, ishte në krye të listës së qyteteve me numrin më të madh të kafeneve, duke kaluar Tokion dhe Londrën

Thuhet se Shangai është në një “lidhje të veçantë dashurie me kafenë”.

Kultura e vizitës së kafeneve në qytet po zhvillohet prej vitesh, por ajo përjetoi ekspansion pas Covid-it. Atëherë, vendasit e pranuan jetën në natyrë, duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen.

Duke qenë se oferta është e madhe, edhe konkurrenca është e madhe, ndaj shumë pronarë dhe drejtues kafenesh janë të shqetësuar për të ardhmen.

Një nga pronaret e kafeneve në Shangai theksoi se nuk kishte zgjidhje tjetër, se i është futur biznesit, por këshilla e saj për pronarët e ardhshëm të kafeneve është që të mendojnë para se të hyjnë në një biznes kaq serioz, sepse të ardhurat në krahasim me investimet janë minimale.

Në Shangai, “të shihesh” në një kafene konsiderohet moderne dhe urbane, sidomos tek brezat e rinj, transmeton Telegrafi.

Siç theksohet nga banorët, qyteti është kozmopolit, ndërkombëtar, tregtar, ku ka traditë të pihet kafe në kafene.

Gjatë vitit të kaluar, tregu kinez i kafesë u vlerësua në më shumë se 35 miliardë dollarë amerikanë. Ai po zgjerohet dhe parashikohet të rritet me 13 miliardë dollarë të tjerë.

Në Kinë, tregu i kafeneve të markave shënoi rritje, me rreth 58 për qind, deklaroi World Coffee.

Në Shangai, hapësira që përdoret gjatë ditës si kafe, kthehet në bar gjatë natës për shkak të kostos së lartë të marrjes me qira të hapësirës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme