Nëse ju keni ndonjë problem, e tëra që duhet të bëni është të shtypni gishtin tuaj me kohëzgjatje prej 60 sekondash. Refleksologjia është një metodë e largimit të problemeve shëndetësore duke shtypur një pjesë të caktuar të trupit.
Kjo metodë është zbatuar në Kinën e lashtë dhe njerëzit ishin të kënaqur me ndikimin pozitiv në shëndetin e tyre. Supozojmë, se secili gisht në duart tuaja është përgjegjës për organe të caktuara në trup. Nëse ju keni ndonjë problem, e tëra që duhet të bëni është të shtypni gishtin tuaj për rreth 60 sekonda. Ndihmon edhe duartrokitja e duarve apo rrahja e shuplakave të dorës.
Gishti i madh – zemra dhe mushkëritë
Nëse keni probleme të frymëmarrjes apo zemra juaj ka rrahje të shpejtë, fërkoni gishtin tuaj dhe tërhiqeni atë.
Gishti tregues – zorra e trashë dhe lukthi
Nëse keni probleme me tretjen, kapsllëk apo ndjenidhimbje në stomak, përdorni gishtin tregues dhe fërkojeni atë, e në fund tërhiqeni.
Gishti i mesëm – zemra, zorra e hollë, enët e gjakut dhe sistemi i frymëmarrjes
Zgjateni gishtin dhe fërkojeni atë, nëse për shembull ju vjen për të vjellë, vuani nga pagjumësia apo keni marramendje.
Gishti i unazës – është përgjegjës për ngritjen e disponimit
Masazhoni gishtin nëse psiqikisht ndjeheni keq, jeni në fazë depresioni apo ngjashëm.
Gishti i vogël – veshkat, dhimbje koke dhe dhimbje e muskujve në qafë
Masazhoni gishtin e vogël dhe do të ndjeni sikur dhimbja po ju reduktohet.
Pëllëmbët e dorës – sistemi nervor
Për shëndet të mirë mendor është mirë që herë pas here të duartrokitni duart apo të rrahni shuplakat e dorës sepse kjo stimulon qarkullimin në trup.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty