Në tetor të vitit 1957 në kartëmonedhën amerikane ishte shfaqur për herë të parë shprehja “In God We Trust” si alternativë apo zëvendësuese e motos jo-zyrtare “E pluribus unum”.
Disa thonë se shprehja “Në Zot Ne Besojmë” është marrë nga himni i Amerikës “The Star-Spangled Banner”. Strofa e katërt përfshin frazën, “Dhe kjo të jetë motoja jonë: Në Zot është besimi ynë”.
Feisal Abdul Rauf, imam mysliman shkruan se fraza “Në Zot ne besojmë” përkon me mësimin Islam, dhe ofron dy paragrafë nga Kur’ani (3:193 dhe 2:285).
Në mënyrë të ngjashme, Melkote Ramaswamy, dijetar amerikan hindu, përcjell TiranaObserver, shkruan se prania e frazës “Në Zot ne besojmë” në monedhën amerikane është kujtesë se Perëndia ndodhet kudo, pavarësisht nëse jemi të ndërgjegjshëm apo jo.
Në judaizëm dhe krishterim, motoja “Në Zot Ne Besojmë ” ngjason me vargje nga Bibla, përfshi Psalmet (118:8, 40:3, 73:28) dhe Fjalët e Urta (29:25).
Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, të gjitha shkollat publike në Shtetet e Bashkuara u pajisën me parulla “In God We Trust” të cilat u vendosën në zyra, biblioteka, kafene, korridore dhe klasa./arbresh.info/
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...