Ju ka ndodh kur keni qenë në komunikacion, papritmas keni parë ndonjë automjet duke sinjalizuar me drita pas veturës tuaj. Menjëherë e pranoni këtë lloj sinjalizimi se pas jush është ndonjë automjet emergjentë qoftë ambulanca, zjarrfikësit apo policia. Me anë të këtij sinjalizimi ju duhet të tërhiqeni në skaj të rrugës, në mënyrë që vetura të ketë mundësi të kalojë më shpejt.
Por, a e dini pse pikërisht këto dy ngjyra (e kuqe dhe e kaltër) përdorën për të bartur këtë mesazh në komunikacion?!
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, makinat e hershme të policisë kishin vetëm një dritë të kuqe, të vendosur në pjesën e përparme të makinës. Mirëpo, kjo zgjedhje nuk e barte mesazhin e duhur te pjesëmarrësit e tjerë të komunikacionit, pasi që në SHBA e kuqja paralajmëronte ndalimin e menjëhershëm të veturës, shkruan rtv21.tv.
Por, me kalimin e kohës makina e policisë dhe mjetet e tjera emergjente filluan të përdornin edhe ngjyrën e kaltër si dritë sinjalizuese.
Dritat e kuqe në trafik janë të lidhura me ndalesat dhe ka shumë të tilla qoftë dritat e semaforit apo edhe dritat e pasme të veturave, kështu drita e kaltër u fut si ndihmesë për t’u vërejtur më mirë.
Disa studime tregojnë se dritat e kuqe mund të jetë më e dukshme gjatë ditës, ndërsa dritat e kaltra mund të jenë më të dukshme gjatë natës.
Megjithatë, së fundi disa ekspertë besojnë se duke përdorur dritën e kuqe dhe të kaltër lehtëson problemet që lidhen me shoferët të cilët janë daltonistë. Njerëzit të cilët kanë vështirësi për të parë të kuqen shpesh nuk kanë vështirësi ta shohin të kaltrën dhe anasjelltas. Prandaj, duke përdorur këto dy ngjyra ndihmon për t’i njoftuar të gjithë shoferët edhe ata daltonistë.
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë