Syzet e diellit janë një ndër aksesorët që nuk duhet t’i neglizhoni kurrsesi gjatë verës, madje përdorimi i tyre duhet të jetë pjesë e përditshme e ritualit të përkujdesjes të çdo personi.
Sipas specialistëve të shëndetit, syzet duhen përdorur jo vetëm gjatë periudhës së verës, por edhe gjatë pjesës së tjetër të vitit pasi shtresa e ozonit ka filluar të hollohet dhe kjo bën që rrezet e diellit të na godasin më fort.
Edhe pse syri disponon mekanizma mbrojtës natyrorë (si qerpikët dhe vetullat) por nuk janë të mjaftueshme në rastet e ekspozimit në diell. Mungesa e syzeve të diellit mund të çojë jo vetëm në plakjen e shpejtë të lëkurës së ndjeshme të qepallave, si dhe shkakton dëmtime të rëndësishme në sy. Fatmirësisht sot mund të gjeni në teg pafundësi modelesh e markash, por vitet e fundit vihet re një rritje e kërkesës për syzet Ray-Ban. Por e dini pse quhen kështu? Me siguri mendoni se lidhet me emrin ose mbiemrin të krijuesve të tyre, por jo..madje do të habiteni kur të merrni vesh të vërtetën.
Syzet Ray-Ban u hodhën në treg në vitin 1937 nga kompania amerikane Bausch and Lomb pas kërkesës të një piloti amerikan për të patur syze me filtra. Kështu do të lindet modeli aq shumë i kërkuar aviator, i cili do të shpërndahej më pas në radhët e ushtrisë dhe më gjerë. Por kur erdhi radha e përzgjedhjes së emrit, krijuesit menduan për lojën e fjalëve ray-rreze dhe ban-ndaloj..praktikisht qëllimi i tyre ishte të ndalonin rrezet e diellit.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...