A duhet t’i shpjegoj fëmijës për divorcin e prindërve të mi?

15:14 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Fëmijëve u duhet thënë gjithmonë e vërteta. Duket sikur sa më shumë i duam njerëzit, aq më tepër priremi të mos ua tregojmë të vërtetën. Më mirë një e vërtetë që vret pak, sesa një gënjeshtër që lëndon për një kohë të gjatë.

Sipas teorisë së Piazhe-së, në moshën 3-vjeçare fëmija hyn tek të menduarit paraoperacional (paraveprues). Fillon të ndërtojë mendimet, simbolet, imazhet, transmeton Telegrafi.

Fëmijët i shohin gjërat të ndodhin vetëm në një drejtim dhe janë të përfshirë nga egocentrizmi, të parit e botës sipas këndvështrimit të tyre.

Në raste të tilla, filloni t’i ktheni përgjigje fëmijës suaj, duke i folur me fjali të thjeshta dhe të kuptueshme, por jo për ndjenjat tuaja, sepse ai kupton vetëm të vetat.

Mother and daughter talking together

Filloni duke i treguar se sa shumë i doni prindërit tuaj dhe se kur ishit e vogël, ata vendosën që të jetojnë në shtëpi të ndryshme. Nuk është e nevojshme t’i flisni si u ndjetë, thjesht tregoni veprimet e prindërve tuaj dhe se kjo është arsyeja që ata nuk jetojnë më bashkë.

Nëse vendosni t’i flisni, zgjidhni një kohë të qetë dhe pa nxitim. E preferueshme do të ishte një ditë kur keni vendosur të kaloni disa orë me të.

Kur të flisni, mos i rrëshqisni bisedës ose të shtireni që kjo situatë nuk e ndryshon jetën e tyre, pasi fëmijët e kuptojnë kur diçka nuk është ashtu siç duhet të jetë. Jeta u ofron atyre mjaft dije. Ata e dallojnë kur ju nuk jeni plotësisht të sinqertë me ta.

Do ishte shumë mirë që të flisni edhe me gjyshërit për këtë gjë, që edhe ata t’i shpjegojnë të njëjtën situatë në këndvështrimin e tyre.

Kujdes! Mos përdorni zhargonin “ish-bashkëshorti” i gjyshes apo e kundërta. Kjo do t’i jepte shumë largësi dhe kuptim negativ bisedës. Fundja, ata janë gjyshërit e vajzës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme