Google ADS

93-vjeçari kosovar që përdor kompjuterin, ka llogarinë e tij në Facebook

12:44 | 30 Shtator 2019
Arbresh Info

Përderisa në vendet perëndimore përdorimi i teknologjisë nga moshat e shtyra është diçka e zakonshme, të njëjtën gjë nuk mund ta themi edhe për vendin tonë.

Por, për dallim nga bashkëmoshatarët e tij dhe të moshuarit tjerë, 93 vjeçari pejan, Ragip Rusta është një përdoues pasionant i internetit dhe hulumtimit në të.

Ai madje ka edhe llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, platformë të cilën e përdor për komunikim dhe informim, po duke mos lënë anash edhe hulumtimin në botën e gjerë të informatave që i ofron interneti.

“Unë kompjuterin e përdori tash e 30 vite. Para luftës ma ka blerë djali kompjuterin, derisa pas luftës ma ka dhuru llaptopin. Më është bërë shprehi përdorimi i tij. Nuk mundem pa kompjuter.

Ka sende interesante shumë, sepse krejt historia njerëzore është këtu, nga të gjitha lëmitë që kërkon e gjenë këtu. Ka shumë njerëz që nuk e kanë provu mu aktivizu në internet”, ka theksuar Rusta për telegrafin.

Sipas tij, Facebook dhe hyrja në internet është diçka pa të cilën nuk mundesh t’i qëndrosh larg.

“Ka njerëz që janë shumë më të rinj se unë dhe nuk janë aktiv nëpër rrjete sociale dhe as në përdorimin e internetit”, ka shtuar Rusta.

Ai ka konstatuar se dikur analfabetë konsideroheshin ata që nuk e njihnin shkrimin dhe leximin, derisa anaflabetë modern sipas tij, janë ata që nuk dinë ta përdorimin teknologjinë dhe internetin.

.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme