Jack Davis, 9 vjeçari nga New Jersey i SHBA ka kryer një aplikim pas një njoftimi për pune si “punonjës për ruajtjen e planetit” në Agjencinë Amerikane të Aviacionit dhe Hapësirës (NASA).
Në letrën e aplikimit për pozicionin e “punonjësit të ruajtjes së planetit” të publikuar në faqen e internetit të NASA-s të cilën Davis e ka nisur “E dashur NASA” shkruhet: “Emri im është Jack Davis dhe dëshiroj të aplikoj për pozicionin e punonjësit të ruajtjes së planetit. Unë mund jam në moshën 9 vjeçare, por mendoj se jam i përshtatshëm për këtë punë. Një nga arsyet e kësaj është se motra më thërret ‘alien’”.
Duke theksuar se i ka ndjekur pothuajse të gjitha filmat me alienë dhe superheronjtë dhe se është mirë në lojërat kompjuterike, Davis në letrën e tij është shprehur “Jam goxha i ri, për këtë arsye mund të mësoj të mendoj si një ‘alien’”.
Ndërsa kreu i Departamentit të Shkencave Planetare të NASA-s, James L. Green në letër përgjigjen për Davis ka shkruar “Ne gjithmonë kërkojmë shkencëtarë dhe inxhinierë të ardhshëm të shkëlqyeshëm për të na ndihmuar, prandaj shpresoj që do të studioni shumë dhe të jeni të suksesshëm në shkollë. Ne shpresojmë që në të ardhmen të të shohim këtu në NASA një ditë.”
“Punonjësit e ruajtjes së planetit” që kontrollojnë nëse shkaktojnë dëmtime ndaj hapësirës apo jo misionet e NASA-s, në të njëjtën kohë kryejnë edhe kontrollin e mostrave që vijnë nga hapësira për të parandaluar përhapjen e mikrobeve në botë.
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...