Kur fotografja nga San Francisko Lisa Robinson ishte gati të lindte fëmijën e dytë, ajo ishte shumë e entuziazmuar por edhe nervoze.
Sigurisht, që këto ndjenja i provojnë shumica e nënave para se të sjellin fëmijë në jetë, por nervat e Lisës ishin të lidhura me diçka ndryshe, transmeton arbresh.info.
Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë një djalë 9-vjeçar, por dëshpërimisht donin edhe një fëmijë tjetër. Ata kaluan vite të tëra duke provuar, por pas tentimeve të panumërta dhe dy dështimeve, ata vendosën të ndalojnë.
Natyrisht, pikërisht atëherë Lisa mbeti shtatzënë me vajzën e saj Anoran, përcjell arbresh.info. meqenëse ishte një shtatzëni mrekulli, Lisa dëshironte të bënte diçka të veçantë për të festuar lindjen e vajzës.
Kështu ajo u kthye nga profesioni i saj, fotografi, si një mënyrë për të përkujtuar ditën e veçantë, ta mbante veten të qetë dhe të përqendrohej në procesin e lindjes./arbresh.info
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...