Disave u pëlqen të shkruajnë letra dashurie.
Ne kemi renditur 8 letrat më romantike të shkruara ndonjëherë duke vendosur mes thonjëzash shprehjet më të paharrueshme.
Ernest Hemingway—Marlene Dietrich
“Nuk di të them se pse sa herë të rrethoja me krahët e mi, ndihesha sikur isha në shtëpi.”
Napoleon—Josephine
“Që kur u largova nga ti, kam qenë vazhdimisht i brengosur. Lumturia ime është të jem pranë teje. Shpesh jetoj me kujtimin e përkëdheljeve të tua, lotët e tu, përkujdesjen tënde të dashur. Bukuria e të pakrahasueshmes Jozenë ndez vazhdimisht një pasion të zjarrtë e përvëlues në zemrën time. Nëse do të jem pa çdo përkujdesje, çdo vëmendje të shqetësuar a do të mundem ta kaloj gjithë kohën me ty, duke të të dashur ty dhe duke menduar për lumturinë e thënë kështu, dhe duke të ta provuar atë ty?
Frida Khalo—Diego Rivara
“Asgjë nuk krahasohet me duart e tua, me jeshilen në ar të syve të tu. Trupi im është i mbushur me ty për ditë të tëra. Ti je pasqyra e natës. Flakërima e fuqishme e vetëtimës. Lagështia e tokës. Hullia nën shpatullën tënde është streha ime. Gishtat e mi prekin gjakun tënd. I gjithë gëzimi im është të ndiej pranverën e jetës nga lulet e burimeve të tua, që mbushin shtigjet e nervave të mia të cilat janë të tuat.”
Georgia O’Keffee – Alfred Stieglitz
“I dashur—trupi im thjesht po çmendet duke të dëshiruar ty, nëse nuk vjen nesër, nuk e di si do të mundem të të pres. Pyes veten nëse trupi yt e dëshiron timin, sikurse imi dëshiron trupin tënd: puthjet, ngrohtësia, lagështia, të shkrira bashkë—të lidhura shtrënguar aq sa dhemb, do ta mbysnin edhe luftën.”
Beethoven—“më të dashurës së pavdekshme”
“Edhe pse në shtrat, mendimet e mia janë jashtë tek ti, më e dashura ime e pavdekshme. Rri e qetë, më duaj, sot , dje, ç’mall i përlotshëm për ty, ty, ty, jeta ime, e gjithë lamtumira ime. Oh, vazhdo të më duash, mos e gjyko kurrë zemrën më besnike të më të dashurit tënd. Gjithmonë jotja. Gjithmonë imja. Gjithmonë jona.”
George H.Bush – Barbara Bush
“Kjo duhet të jetë një letër shumë e thjeshtë për t’u shkruar, fjalët duhet të vijnë lehtë dhe me pak fjalë duhet të jetë e thjeshtë për mua të të tregoj se u ndjeva dëshpërimisht i lumtur kur hapa letrën dhe pashë shpalljen e fejesës sonë, por ndoshta nuk mund të të them në letër gjithçka që do të doja të të thoja. Të dua, e shtrejntë me gjithë shpirt dhe të di që edhe ti më do, do të thotë “jeta” për mua. Sa shpesh kam menduar për gëzimin e pafund që do të jetë yni një ditë. Sa me fat do të jenë fëmijët tanë që do të kenë një nënë si ti!”
Ronald Regan—Nancy Regan
“Gjëja më e rëndësishme është se unë nuk dua të jem me ty për 20 vitet e ardhshme, ose 40, ose sado qofshin. Dua vetëm të jem i lumtur dhe të të dua shumë.”
Oscar Wilde – Lord Alfred Douglas
“Të gjithë janë të zemëruar me mua që u ktheva tek ti, por ata nuk na kuptojnë. Ndiej se vetëm me ty mund të eci përpara. E rindërtoj jetën time të shkatërrruar dhe atje, miqësia dhe dashuria jonë do të marrin tjetër kuptim. Do të doja që kur të takoheshim në Roëen të mos ndaheshim asnjëherë. Janë disa humnera të gjëra midis tokës dhe ajrit, por ne duhemi.”/Arbresh.info
Të hënën fillon afati kalimtar i janarit në basketboll
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
‘Ajo kur ka interes sillet shumë mirë’ – Për kë po bisedojnë...
“S’jam as i pari, as i fundit”, Ledri Vula flet për ndarjen ...
Haradinaj: Trefishimi i pensioneve të veteranëve është përgj...
‘Bëhet shok me personin që të ka shprehur pëlqim’, Vullneti ...