8 këshilla për t’u disponuar

09:24 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Kur jemi në disponim të keq, zvogëlohet optimizmi dhe vetëbesimi. Truri ynë fillon të punojë më ngadalë dhe ka probleme në procesimin e gjërave. Gjithashtu ndjehemi keq dhe të lodhur shkaku i disponimit të keq.

Më poshtë i keni 8 këshilla si ta ndreqni disponimin:

  1. Flini mjaftueshëm

Mesatarja që një njëri duhet të flejë është 6 deri në 8 orë, por kjo mund të ndryshoj varësisht nga personi. Nëse flini vetëm një orë më pak se që e kërkon organizmi juaj atëherë do të ndikoj negativisht në disponim.

  1. Ndaloni së menduari për gjërat që ju brengosin

Të menduarit në vazhdimësi për gjërat që ju brengosin mund të zhvillojë një model obsesiv të të menduarit dhe në këtë formë nuk jeni në gjendje të gjykoni drejtë. Në mënyrë që të largoni këtë gjendje ju duhet ta “mbushni” trurin me gjëra tjera, mundësisht pozitive.

  1. Para gjumit, lexoni një libër të lumtur ose shikoni një film të mirë

Ëndrrat e këqija që janë vazhdimësi e ditës jo të mirë që e keni pasur ndikon negativisht në ditën e nesërme edhe pse e keni harruar përmbajtjen e tyre. Përjetimi i ëndrrave të këqija do të lë gjurmë të neurotransmetuesve njëjtë sikurse pas një eksperience të keqe që ka ndodhur në jetën reale.

  1. Fillojeni mëngjesin me ndonjë lajm të mirë

Mundohuni të lexoni lajme më të lehta si për shembull lajme nga sektori i sportit, gjë që do të ndikonte në ditën tuaj, transmeton arbresh.info.

  1. Bëni seks çdo ditë

Edhe nëse nuk jeni “në qejf për të” apo brengoseni nga gjëra të tjera, por edhe nëse nuk keni kohë, gjeni disa minuta për të kryer marrëdhënie sepse endorfina që lirohet në tru pas aktit seksual do të ndryshojë mënyrën se si i shihni gjërat.

  1. Kujtojani vetes se gjërat që i keni menduar si të rëndësishme në të kaluarën, sot nuk kanë

Për shembull provimet në të cilat keni dështuar në shkollë tashmë nuk kanë ndonjë ndikim. Njëjët do të jenë edhe problemet e tashme, në të ardhmen.

  1. Në fund të ditës, bëni ushtrime fizike

Nxirrni qenin në shëtitje apo dilni për të ecur nëpër lagje. Kjo do të ndihmoj në largimin e ndjenjës së keqe që e keni pasur gjatë ditës dhe ecja në natyrë do t’ju qetësoj.

  1. Gjeni dashurinë dhe kënaquni

Dashuria mes dy personave nxit në lirimin e Oxytocinës, hormon ky që shfaqet në një shkallë të avancuar të një lidhjeje dhe rrit vetëbesimin dhe paqen që partneri sjellë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme