1. Dieta e tyre mendohet të ketë evoluuar pasi në një moment të caktuar burimi i tyre ushqimor është zhdukur dhe iu është dashur të përshtaten në një dietë me përmbajtje të lëngshme.
2. Një lakuriq i zakonshëm peshon rreth 40 gramë dhe konsumon deri në 20 gramë gjak gjatë një vakti prej 20 minutash. Ata gostiten me kafshë të mëdha, por sulmet ndaj tyre nuk janë gjithnjë fatale.
3. Njerëzit në Amerikën e Jugut nuk vdesin nga kafshimi i tyre dhe humbja e gjakut, por nga tërbimi. Lakuriqët sulmojnë njerëzit kur nuk arrijnë të ushqehen me burimin e tyre të zakonshëm ushqimor, bagëtitë.
4. Pavarësisht reputacionit të tyre të frikshëm, lakuriqët-vampirë janë kafshë të dashura dhe sociale. Ata kujdesen shumë për të vegjlit e tyre, madje adoptojnë dhe ushqejnë lakuriqë pa familje që mos të ngordhin.
5. Nuk ka lakuriqë-vampirë në Europë, vetëm në Amerikë, edhe pse njerëzit i lidhin shpesh me legjendën e Drakulës.
6. Grupet e lakuriqëve jetojnë në vende të errëta si shpellat dhe minierat. Zakonisht përbëhen nga 1000 individë, prej të cilëve ka shumë pak meshkuj dhe për secilin rreth 25 femra.
7. Ata mund të jetojnë deri në 9 vjet në liri, por pa gjak vdesin urie brenda 48 orëve.
8. Në një studim të vitit 2003, shkencëtarët zhvilluan një ilaç kundër koagulimit të gjakut që kishte për bazë pështymën e lakuriqit të natës. Në të gjendej një kimikat, desmoteplaza, e cila ndihmonte pacientët që vuanin nga problemet e zemrës, si ataket kardiake./tvklan.al
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale