Pedro Luca, është njeriu që ka jetuar në një shpellë të Argjentinës për 40 vjet.
79 vjeçari ka mbijetuar duke mos pasur as ujë e as energji elektrike në një shpellë të vogël në një mal të lartë në veri të provincës Tucuman.
Kur ndjehet i uritur, ai e merr automatikun e tij dhe del për gjah ndërsa me ujë të pijshëm furnizohet në një lum afër shpellës së tij.
“Ky lum ka ujin më të pastër dhe më të pasur me minerale”, ka thënë ai.
Ditën ai e fillon në 3 të mëngjesit duke e ndezur një zjarr për tu ngrohur. Për çdo muaj ai merr një pension nga shteti, të cilin për ta marrë, i duhet të shkojë deri në qytetin më të afërt e më pas blen ushqim e qirinj.
E vetmja pajisje teknologjike që ai ka, është një tranzitor i vogël ku ai dëgjon radion.
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...