72 orë para vdekjes njerëzit fillojnë t’i flasin këto gjëra

11:14 | 5 Nëntor 2017
Arbresh.info

Drejtpërdrejt para se të vdesin, njerëzit parandiejnë që po e lënë këtë botë, ndiejnë që do të udhëtojnë diku. Disa madje i shohin familjarët e tyre të cilët kaherë kanë vdekur – sikur kanë ardhur për t’i marrë ata.

Gazetarja Patricia Pearson, autore e librit “Opening Heaven‘s Door: Investigating Stories of Life, Death, and What Comes After”, hulumtimin e vet e ka mbështetur në bisedën me njerëzit, profesioni i të cilëve është në kontakt të vazhdueshëm me pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje të pashërueshme.

Ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekje klinike dhe janë kthyer në këtë botë.

Patricia ka zbuluar se 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për disa gjëra të pazakonshme – për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpi të tyre, ndërkaq ata janë në shtëpi… Në të vërtetë kanë vizione për udhëtime, ndiejnë që po shkojnë diku.

– Motra ime ka qenë e sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte para vdekjes me këmbëngulje përsëriste: “Nuk e di si të shkoj”, por i përmendte edhe disa “stjuardesa të pafat” – përkujton Patricia.

Infermierja Maggie Kalanan, nga Qendra e kujdesit për qetësim të dhembjeve e SHBA-së, ka treguar se si ka pasur një pacient i cili ka vdekur nga kanceri i pankreasit dhe para vdekjes e ka pyetur “I di bashkëshortja ime të gjitha gjërat lidhur me udhëtimin dhe biletat?

Kjo infermiere thotë se si ka qenë pranë qindra pacientëve të cilët kanë vdekur dhe që vizionet e tyre për udhëtimin nuk mund t’ia atribuojë rastësisë. Njerëzit para vdekjes sikur kanë ndjenjën që po udhëtojnë diku.

Dinë t’i shohin anëtarët e vdekur të familjes

Shumica e njerëzve rreth një orë para vdekjes kanë ditur t’i shohin njerëzit e dashur të cilët kanë vdekur kaherë, ndërkaq atë që kanë parë nuk është varur nga ajo se kanë marrë ndonjë ilaç apo jo, ka treguar këtë hulumtimi i dy psikologeve, dr. Karlisa Osisa dhe dr. Erlendura Haraldson, nga Universiteti i Islandës.

Ndër ata njerëz ka qenë edhe pacientja 84-vjeçare Audrey Scott, e cila ka vdekur nga kanceri. Ajo ka folur që i ka ardhur në vizitë i biri i saj i adoptuar, Frank, i cili në të vërtetë ka vdekur para disa vjetësh. Ka thënë që të hyjë në dhomë dhe të ulet i qetë kolltuk pranë saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme