A është zyra juaj ajo që ju bën të sëmureni?
Më shumë gjasa, është. Nëse ndodh që të punoni në një mjedis të mbushur me shumë njerëz në një hapësirë të vogël, duke përdorur të njëjtat tualete dhe duke ndarë të njëjtin ajër të qarkulluar, është e mundur që mund të përfundoni duke fituar infeksione të ndryshme.
Këtu janë disa nga mënyrat apo zakonet në zyrën tuaj të punës të cilat po ju bëjnë që të sëmureni, transmeton Indeksonline.
1. Ushqimi në tavolinë: Po, ju kurseni shumë kohë mirëpo shumë kompani kanë një rregull të rreptë kundër ngrënies në tavolinë sepse punonjësit përfundojnë duke derdhur copa apo thërrime të ushqimit të tyre. Kjo mund të tërheq insekte dhe brejtës në zyrë gjë që rezulton me ndonjë sëmundje apo infeksion.
2. Mos larja plotësisht e filxhanëve apo gotave: i pastroni filxhanët apo gotat vetëm nga brenda duke menduar se i keni pastruar mirë mirëpo kjo është gabim. Çdo ditë, para se të mbushni apo me kafe apo caj, lani me ujë të ngrohtë ose me sapun tërësisht. Lani atë para dhe pas çdo përdorimi.
3. Ruajtja e ushqimit brenda sirtarit të tavolinës: Kjo nuk duhet të ndodhë asesi vetëm në rast se i keni kyçur më parë në ndonjë kuti hermetike përpara se ti vendosni në sirtarin e tavolinës së punës.
4. Nuk e fshini ulësen e tualetit:Tualeti mund të jetë një shtrat i përhapur i patogjenëve, si bakteriet e-coli që mund të shkaktojnë diarre ose dhimbje stomaku. Pastrojeni me një gjithmonë para se të uleni.
5. Të shkosh në punë kur je i sëmurë: Kështu do të përfundoni duke përhapur mikrobet dhe prandaj është mirë që sa herë të keni ndonjë virus, të merrni leje dhe të mos paraqiteni në punë në mënyrë që të mos e përhapni virusin.
6 Ndarja e ushqimit: Nëse shoku juaj i punës nuk është i mirë, jepni atij gjithë dashurinë dhe kujdesin që ai meriton, por për hir të Zotit, mos e ndani ushqimin e tij ose mos përdorni filxhanin e tij.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...