7 surprizat me të cilat do të përballeni si prind

10:13 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Fëmija do ju thotë “Të dua”

Sado që ju mund të përpiqeni ta mësoni fëmijën të thotë këtë fjalë, momenti i parë kur ta dëgjoni prej tij do t’u emocionojë shumë.

Momenti kur nuk do ta mbani dot më në prehër fëmijën

Do të vijë një ditë që do të ndieni vështirësi teksa mbani fëmijën në prehër dhe i lexoni, sepse ai do të jetë rritur shumë. Kjo do t’ju gëzojë, por edhe mund t’ju mërzisë për kohën që kalon shumë shpejt.

Fëmija do kërkojë të rrijë vetëm

Më herët ndoshta ju mund ta keni lënë fëmijën vetëm për ta ndëshkuar, por duke u rritur, fëmija mund të kërkojë vetë të kalojë kohë pa ju, duke u mbyllur në dhomë.

Fëmija do t’ju mësojë gjëra të reja

Fëmija mund t’ju tregojë çfarë mëson në kopsht ose shkollë, duke ju befasur që ai di gjëra që ju i keni harruar ose nuk i dini fare.

Fëmija mund t’ju lëndojë

Në një fazë të caktuar të rritjes, fëmijët mund t’ju thonë edhe fjalë që nuk i mendojnë vërtet, por ju si prind do të trishtoheni.

Fëmija do të tregojë guxim

Do të jetë emocionuese kur të shikoni fëmijën të bëjë diçka për herë të parë, si për shembull të flejë vetëm me dritë fikur etj.

Fëmija do t’ju bëjë njeri më të mirë

Pasi të bëheni me fëmijë do të jeni më e kujdesshme, më pozitive e më e drejtë me të tjerët./pernenat.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme