Google ADS

7 gjëra që nuk duhet t’i bëni në ditën e Vitit të Ri

11:35 | 30 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Nëse dëshironi që të keni një vit të mbarë, atëherë duhet që të mbani vesh mbi disa bestytni, të cilat tregojnë se për gjërat që nuk duhet të bëni në ditën e Vitit të Ri.

Sipas disa kulturave dhe traditave, ekzistojnë disa mënyra të çuditshme për të garantuar një Vitin e Ri të lumtur dhe të suksesshëm, transmeton portali arbresh.info

Mundohu që t’ju përmbaheni këtyre 7 bestytnive dhe të gjithë gjërat do të shkojnë mirë.

  1. Mos fshihni pluhura

Nëse doni që viti t’ju shkojë mbraë, atëherë mos fshini pluhura në  ditën e parë të Vitit të Ri. Ky veprim mund të bëj që ju vetë të “fshini fatin e mirë”, prandaj për 2 ose 3 ditë lëreni pluhurin të mblidhet së bashku me fatin tuaj.

  1. Mos lani rroba

Një ndër rregullat më strikte është që të mos lani rroba. Lëreni shportën të mbushet. Është rregull universal që me datën 1 janar të mos lani rroba. Sipas bestytnive, thuhet se nëse lani rroba këto ditë mund të dërgojë në “largimin e fatit të një personi të dashur, por që ndodhet larg jush”.

  1. Mos vishni rroba të vjetra

Natën e Vitit të Ri dhe të nesërmen mos vishni rroba të vjetra. Nëse doni që të keni në vit të mbushur me gjëra të reja, filloni nga rrobat.

  1. Mos hani pulë

Pulën gjithmonë duhet ta mbani larg menysë së Vitit të Ri, sepse besohet se ky ushqim mund të sjell varfëri në shtëpinë tuaj. Besohet se shpezët duhet të mbahen larg tryezës gjatë festës.

  1. Mos qani

Është një kohë feste, prandaj nuk është aspak ide e mirë që t’ia filloni duke qarë. Besohet se nëse qani në natën e Vitit e Ri dhe dy ditë më pas, pjesa tjetër e vitit mund të ju shkojë duke qarë.

  1. Paguani borxhet

Sipas një bestytnie, ju duhet të paguani të gjitha borgjet para 1 janarit, në mënyrë që të keni një vit të mbarë financiar. Anasjelltas, mos i ktheni kreditë ose hidhni para në ditën e Vitit të Ri.

  1. Shmangni vajtimin e maceve

Nëse e dëgjoni një mace duke qarë, ecni në drejtim të kundërt, sepse kështu mund të shmangni më të keqën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme