7 fustanet më të shtrenjtë në historinë e filmit

09:25 | 23 Korrik 2016
Arbresh.info

Edhe pse ka kaluar shekull pas nesh, fustanet e mrekullueshme në filmat ndër kohë, janë vlerësuar edhe dekada më pas si modele kulti me çmime marramendëse. Shihni më poshtë se për cilat kreacione bëhet fjalë…

Në epokën e vjetër të Holivudit ka dominuar luksi dhe magjepsja, ku përmes filmave kemi pasur mundësinë të shohim krijimet më interesante, materialet e cilësisë së lartë, mënyra e veçantë e përpunimit dhe angazhimi maksimal.

Nga filmi “Breakfast” e deri tek “Titanic”, po ju paraqesim 7 fustanet më të shtrenjta të të gjitha kohërave…

1. The Seven Year Itch

Nëse i kthehemi kohës mbrapa, do të kuptojmë se në vitin 2011 është shënuar një numër i madh i ankandeve, në të cilën janë shfaqur disa nga kostumet dhe veshjet më të famshme të Hollivudit. Mes tyre është gjetur edhe fustani i njohur i Marilyn Monroe në filmin ‘The Seven Year Itch’, në të cilën fustani është vlerësuar me 4.6 milionë dollarë, nga një blerës anonim që ka paguar çmimin e fundit për këtë fustan.

01-highest-selling-movie-dresses

2. My Fair Lady

Edhe një fustan i bukur i cili është shitur në vitin 2011, i takon aktorës së famshme Audrey Hepburn në filmin “My Fair Lady”. Çmimi i saj ka enë 3.7 milion dollarë.

04-highest-selling-movie-dresses

3. The Sound of Music

Julie Andrews, e cila në muzikalin e famshëm amerikan “The Sound of Music” kishte veshur një fustan që mund të cilësohet shumë luksoz. Megjithatë, ky fustan është një kult dhe në vitin 2013 është shitur për 1.56 milion dollarë.

06-highest-selling-movie-dresses

4. Gentleman Prefer Blondes

Fustani në filmin “Gentleman Prefer Blondes” është vlerësuar për herë të parë në disa qindra mijë dollarë. Në fund të ankandit, ky fustan arriti vlerën prej 1.2 milion dollarë.

07-highest-selling-movie-dresses

5. Breakfast at Tiffany’s

Nuk ka asnjë person që nuk e njeh këtë fusan të zi kokteji, i cili ka shënuar edhe filmin në fjalë. Kreacioni i njohur Givenchy që e bëri edhe të famshme Audrey Hepburn, u shit më 2006 për 900,000 dollarë, ku të gjitha paratë e fituara, kjo shtëpi e modës i ka dhuruar për viktimat e përmbytjeve.

02-highest-selling-movie-dresses

6. The Wizard of Oz

Fustani simpatik blu-i bardhë i veshur nga Judy Garland në “The Wizard of Oz”, është vënë në ankand në vitin 2012, dhe çmimi i saj ka arritur deri më 480,000 dollarë.

03-highest-selling-movie-dresses

7. Titanic

Ky fustan elegant i Kate Winslet është veshur gjatë arritjes së filmit “Titanic” u shit për 330,000 dollarë./femra.net

05-highest-selling-movie-dresses-1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme