Psikologët e Harvardit kanë bërë një hulumtim, se si mund të edukohen fëmijet në mënyrën më të mirë dhe kanë dhënë disa këshilla për prindërit.
Këto janë 6 këshillat nga psikologët e këtij universiteti:
1) Merruni me fëmiëjt.
Ky është themeli i gjithçkaje. Kaloni kohë rregullisht me fëmijët tuaj, bëjuni pyetje të hapura për veten, për mënyrën si e shohin botën dhe dëgjoni me vëmendje përgjigjet e tyre. Jo vetëm që do të njihni më shumë botën e tyre, por do u tregoni kështu se kujdeseni për ta.
2) Nëse është e rëndësishme, thuajeni me zë të lartë.
Sipas studiuesve, edhe pse prindërit mendojnë se të qënurit i dashur dhe i sjellshëm është cilësi parësore që duhet të kenë fëmijët e tyre, jo gjithmonë shkon ky mesazh tek ata, ndaj sigurohuni që t’ua thoni këtë qartazi fëmijëve. Në këtë mënyrë ata dinë se çfarë kërkohet dhe ju konsultoheni me mësuesit, trajnerët dhe persona të tjerë që punojnë me fëmijën tuaj rreth sjelljes së fëmijës suaj.
3)Tregojini fëmijës si “të zgjidhë probleme”.
Drejtojini fëmijët nëpërmnjet proçeseve të vendimmarrjes që marrin parasysh të gjithë njerëzit që janë të prekur nga problemi i caktuar. Për shembull, nëse fëmija juaj dëshiron të ndërpresë stërvitjen, nxiteni të zbulojë shkakun e shqetësimit dhe konsideroni detyrimin e tij ndaj skuadrës.
4) Bëjeni mirënjohjen dhe dhënjen e ndihmës një rutinë
Studiuesit shkruajnë “ Njerëzit që e bëjnë zakon shprehjen e mirënjohjes kanë më shumë gjasa të jenë ndihmues, bujarë, të dhembsur dhe të mëshirshëm dhe po ashtu ata janë të prirur për të qënë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.” Ndaj është mirë që prindërit të japin detyra për të ndihmuar të tjerët dhe për të falenderuar.
5) Monitoroni emocionet negative te fëmijës
“Aftësia për tu kujdesur ndaj tjetrit ngarkohet nga inati, turpi, zilia, ose emocione të tjera negative” thonë studiuesit. Ndihma që mund tu jepet fëmijëve për të identifikuar dhe përpunuar këto emocione, dhe më pas për t’i udhëzuar ata drejt zgjidhjeve të sigurta të konfliktit, bën që ata të jenë të fokusuar në qëllimin e të qënurit një individ i dashur.
6) Tregojuni fëmijëve pamjen e plotë
“Pothuajse të gjithë fëmijët bashkëndjejnë dhe përkujdesen për një rreth të vogël familjarësh dhe miqsh” thonë studiuesit. Qëllimi është t’i mësojmë ata të tregojnë kujdes për njerëz që janë jashtë rrethit të tyre social, kulturor dhe madje gjeografik. Ju mund të ndihmoni në zhvillimin e këtyre cilësive duke i mësuar ata të jenë dëgjues të mirë dhe të vendosin veten në situatën e tjetrit.
Studimi mbyllet me një këshillë frymëzuese për të gjithë prindërit:
“Të rritësh një fëmijë të dashur, të respektueshëm dhe të mbarë është dhe ka qënë gjithmonë një punë shumë e vështirë, por është diçka që secili nga ne mund ta bëjë. Asnjë punë tjetër nuk është më e rëndësishme apo më shpërblyese.”
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...