6 faktet që duhet të dini për Mykonosin

22:29 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Mykonos është një ishull grek mjaft popullor, një destinacion që mund të ketë kaluar në mendjen tuaj për ta vizituar gjatë verës. Ju me siguri keni dëgjuar për kohën e mirë që është atje, për ujin e kristaltë dhe për vilat luksoze. Mirëpo, sa të informuar jeni vërtet për këtë ishull të famshëm në Evropë? Shumë personazhe të njohur shqiptarë e kanë zgjedhur si destiancionin e tyre gjatë verës. Nëse mendoni edhe ju ta vizitoni, mësoni më shumë rreth këtij ishulli:

Vipat e adhurojnë këtë ishull

Mykonos është ende një vend i shtrenjtë për t’u vizituar, sidomos nëse merrni me qira një vilë. Kjo është një ndër arsyet kryesore pse shumë personazhe të famshëm kanë zhytur këmbët e tyre në rërën e plazheve për më shumë se 50 vite.

Ngjyrat e dyerve dhe dritareve janë strikte

Nëse do të vizitoni Mykonos, ju do të vini re diçka të çuditshme në lidhje me ngjyrën e dyerve dhe dritareve të ndërtesave. Dyert dhe dritaret duhet të jenë të lyera me ngjyrë të kuqe, të gjelbër ose blu për të përfaqësuar kohët e vjetra kur marinarët kanë bërë të njëjtën gjë. Nëse qëndroni në një ndonjë vilë në Mykonos, ju do ta vini re këtë mani të veçantë.

Era e do Mykonosin

Ja një tjetër fakt interesant për Mykonos: Ky ishull nuk është vetëm për festa të çmendura dhe personazhe të famshëm, por është gjithashtu një vend ku mbizotron era. Ishulli ka shumë plazhe dhe vendndodhje të shkëlqyera për sportistët që e duan notin me erë të fortë.

Destinacioni i homoseksualëve

Një dekadë më parë, Mykonos u vlerësua për miqësitë ndaj homoseksualëve. Në fakt, shumë homoseksualë tani shkojnë në Mykonos për shkak të mikpritjes që u bëhet.

2 klubet më të njohura në botë

Shumë DJ të famshëm kanë qenë në ishullin e Mykonos gjatë viteve të fundit. Tani është një ishull që ka dy klubet më të njohura në botë. Është padyshim një nga vendet më tërheqëse për fanatikët e muzikës.

Nuk ka varre në ishull

Gjatë Luftës së Peloponezit, askush nuk u lejua të varrosej në ishull. Jo vetëm varret ishin të ndaluara, por edhe gratë u penguan të lindnin. Ky është një ndër faktet më të çuditshme në Mykonos që do t’ju bëjë të pyesni pse./revistaclass/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme