Shpeshherë dashuria ndalet në gjysmë si pasojë e ndonjë gabimi të njërit partner apo konflikteve me njëri-tjetrin.
Edhe pse çiftet thonë se ai/ajo që dashuron edhe fal duket që kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi që në shoqërinë shqiptare disa gjëra janë të pafalshme. Kjo është lista e disa arsyeve përse çiftet shqiptare ndahen, e që ne e sjellim për ju.
E kanë marrë vesh të shtëpisë: Kjo është fjalia të cilën zakonisht partneria ia thotë të dashurit e që lë të kuptojmë se familja e saj nuk e aprovon dashurinë me djalin, qoftë për shkak të moshës së re apo ndonjë arsye tjetër.
I ka pasur më shumë se dy të dashur: Sipas shumicës së djemve shqiptar, nëse një vajzë i ka pasur më shumë se 2 të dashur ajo nuk është e moralshme dhe kësisoj kjo dukuri bën që shumë çifte të ndahen për këtë arsye.
Ja ka bërë ‘like’ fotot ndonjë vajze/djali: Edhe pse thonë që xhelozia është e mirë për arsye se ai/ajo që xhelozon edhe dashuron, ndonjëherë është edhe e dëmshme. Kjo arsye se përse ndahen çiftet ndodh në rastet e xhelozisë së tepërt, ku nëse njëri nga partnerët ja pëlqen fotot dikujt atëherë lindin probleme mes çiftit.
Kanë kuptuar se janë kushëri: Fatkeqësisht edhe kjo është një dukuri mjaft e zakonshme në vendin tonë. Kjo zakonisht ndodh pas një kohe të gjatë të lidhjes, ku çifti fillon të njihet mes vete edhe familjarisht, e kur fillon njohja familjare e kuptojnë që janë të lidhur më shumë se si çift me njëri – tjetrin.
Nuk është e virgjër: Për shkak të mentalitetit, siç e quajnë disa të “prapambetur”, shumë çifte e prishin lidhjen e tyre për shkak të së kaluarës së vajzës sepse shumë meshkujve shqiptar u pengon nëse e dashura e tyre e ka humbur virgjërinë me dikë tjetër. Siç duket shqiptari në gjithçka dëshiron të jetë i pari!
Kur ia vonon fjalët në Facebook: kjo ndodh në rastet ekstreme të xhelozisë, ku nëse gjatë kohës kur janë duke biseduar me njëri-tjetrin, djali apo vajza ia vonon fjalët atëherë menjëherë fillojnë problemet. Kjo për arsye se vonimi i fjalëve lë të kuptojmë që partneri jonë gjatë kohës kur është duke biseduar me ne, është duke biseduar edhe me ndokënd tjetër./Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje