o të gjithë kanë nevojë ose duan të thonë: “Unë dua”. Autorja e librit “I Don’t Know: In Praise of Admitting Ignorance (Except When You Shouldn’t)” shpjegon pse.
1. Sepse jo të martuarit nuk do të thotë të jeni komplet të vetëm
Edhe kur nuk je i martuar ti gjithmonë ke dikë për të mirë apo të keq, dikë ku mbështetesh, dikë që qesh, do, zihesh dhe i beson. Do të thotë që po e jeton jetën me miqtë, të dashurit, motrat, vëllezërit, fqinjët dhe bashkëpunëtorët.
2. Sepse dashuria është një mister…
Dhe martesa, sipas përcaktimit, është një kontratë e thjeshtë dhe e qartë. Unë nuk dua që dashuria ime të përcaktohet sipas termave të biznesit ose juridike. Bukuria e dashurisë është te papërcaktueshmëria për të nisur dhe që ndryshon gjithmonë.
3. Sepse siguria e vërtetë vjen nga të qenit i njohur për atë që je dhe për t’u kujdesur pa marrë parasysh çfarë.
Gjërat të pakëndshme në jetë ndodhin dhe martesa nuk i ndalon dot. Siguria nga ana tjetër i bën kohët e vështira të pranueshme. Ndjena që të njohin dhe të adhurojnë njerëzit përreth tregojnë sigurinë më të madhe. Dhe ti nuk ke nevojë për një burrë/grua për t’u mbështetur.
4. Sepse ti akoma mund të kesh unazën
Kur një mikeshë mbushi 40 vjeçe ajo bëri një festë pa-martesë. Në fillim dukej e çuditshme dhe egoiste, por më pas e kuptova. Gjithmonë ne kërkojmë diçka drejt tradicionales, një simbol lidhjeje, që mund ta kemi gjithë kohës me vete dhe mund ta prekim.
5. Sepse ti mund të ndahesh
Nuk ka asgjë që ju mban bashkë përveç dëshirës për ta bërë të funksionojë.
6. Sepse ti gjithmonë mund të martohesh vitin tjetër. Ose tjetrin. Ose tjetrin.
Nuk do të thotë që jeni kundër martesave. Por duhet të qëndroni të hapur ndaj mundësive. Të jeni gjithmonë të hapur ndaj ideve, mendimeve, ndjenjave, eksperiencave, ndaj të tjerëve dhe vetes. Nuk ka rëndësi nëse jeni në një marrëdhënie të gjatë, mund t’i japësh fund, të nisësh një romancë ose të fluturosh vetëm: Askush nuk e di se çfarë ka siguruar e ardhmja për ne. Kështu që lejo veten të ecni para, të hapni sytë për limitet dhe të frymëzoheni nga aventura.
/arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...