Ekipi i Shoqatës “National Geographic” ka zbuluar koloninë e koraleve më të madhe në botë.
Gjatë një ekspedite të nisur në muajin tetor, ekipi ka zbuluar pranë ishujve Solomon, një arkipelag në oqeanin Paqësor, grumbullimin më të madhe dhe ndoshta më të vjetrin e koraleve.
Sipas të dhënave të publikuara, kolonia mendohet të jetë rreth 300 vjecare dhe përmasat e tij janë 112 metra me 105 metra, përmasa më të mëdha se një balenë blu, kafsha më e madhe në Tokë. Më surprizuese akoma është fakti se kjo koloni koralesh mund të shihet që nga hapësira. Ky grumbullim është krijuar nga pothuajse një miliard polipesh koralesh që punojnë së bashku si një organizëm. Shkencëtarët shprehen se ky zbulim mund të frymëzojë mbrojtje të mëtejshme për habitatet detare në Ishujt Solomon.
Gjatë jetës së tij 300-vjeçare, ky organizëm i jashtëzakonshëm ka qenë dëshmitar i ndryshimeve dramatike në oqean, si ngrohja globale, peshkimi i tepërt, ndotja, zhvillimi urban dhe bujqësor si dhe acidifikimi i oqeanit. Kur ekipi i ekspeditës vizitoi një zonë të afërt, ata panë që shumë korale kishin dëmtuar tashmë, por nuk është e qartë se sa e qëndrueshme mund të jetë kjo koloninë e sapozbuluar përballë kërcënimeve mjedisore dhe njerëzore globale. /abcnews.al
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...