Google ADS

550 kokë dele vriten brenda një sekondi

13:47 | 23 Gusht 2021
arbresh.info

Një rrufe tepër e fuqishme ka vrarë 550 kokë dele në Gjeorgji.

Ngjarja është duke u komentuar në mediat online dhe rrjetet sociale si një ndodhi e rrallë.

Pronari i tyre, Nikolay Levanov nuk ishte i pranishëm në momentin kur ra rrufeja dhe u njoftua me telefon nga të afërmit e tij për çfarëkishte ndodhur.

Me të mberritur aty ai pa se vetëm nga tufa e tij kishin ngordhur 550 dele.

ër fat të mirë, çobani që gjendej aty pranë nuk ka pësuar dëmtime të mëdha përveç humbjes së ndjenjave në momentin që goditi rrufeja. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pronarit tashmë i duhet të investojë një shumë të madhe parash për të zevendësuar tufën e deleve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme