Po ta shikojmë nga prapa, Basori LAl mund të ngatërrohet me një fëmijë- pasi është vetëm 73.5 centimetra i gjatë.Por në fakt ai është 50 vjeç, dhe është mjaft i famshëm në fshatin e tij, që gjendet në provincën Madhya Pradesh, India, për shkak të trupit të tij jo të madh.
Basori thotë se ai nuk ishte gjithmonë i famshëm për trupin e tij, dhe se ishte ngacmuar për vite të tëra për shkak të gjatësisë së tij, por tani ai konsiderohet “hero” nga familja e tij, të cilët janë mjaftë krenar me të.
Basori jeton në një shtëpi së bashku me vëllain e tij Gopi Lal dhe me gruan e vëllait të tij, Satia Bai, të cilët janë në foto me të.Të afërmit thonë se Basori në fillim si fëmijë nuk dallohej nga moshatarët e tij, por kur ai i mbushi 5 vjet e kishin vënë re se ai nuk po rritej si fëmijët e tjerë të moshës së tij, transmeton Indeksonline. Pavarësisht se e kanë vërejtur se ai ka një problem, të afërmit e tij tregojnë se ata nuk ishin kushte për të marr ndonjë mjek për ta kontrolluar të dhe sot e kësaj dite ata nuk e kanë asnjë ide pse ai është aq i vogël.
Vëllai i tij, Gopi Lal, 55, i cili është me lartësi mesatare dhe jeton me Basorin, tregon se si familja e tij ndjehen të bekuar që e kanë atë.
Ai tha: “Njerëzit nga fshatra të ndryshëm vijnë në shtëpinë tonë për të parë vëllain tim.Kjo është një bekim për ne. Ne ndihemi krenar se njerëzit e duan dhe kujdesen për Basori”.
Ndërsa, vet Basori thotë se ai është i kënaqur me shtratin e tij të pazakontë. Ai tha: “Unë nuk kam një problem me lartësinë time. Unë punoj, jetoj dhe fle si njerëzit e tjerë. Unë gjithashtu ha si njerëzit normalë”. Megjithatë, ai tërë jetën është përballur me paragjykime të shumta për shkak të gjatësisë së tij.